Policia arreston 13 persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia arreston 13 persona në Ferizaj

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:22
Ilustrim

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se kanë arrestuar 13 persona në këtë komunë, të cilët janë hasur duke zhvilluar lojën e ndaluar të bixhozit.

Pas një hetimi paraprak,njësitet policore kan realizuar një aksion në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt,përveq pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat