Dy të arrestuar për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, 2 persona të dyshuar për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë një person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat