Arrestohen në flagrancë dy fajdexhinj

Kronikë e zezë

Arrestohen në flagrancë dy fajdexhinj

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 12:04
ilustrim

Policia e Kosovës, kanë bërë arrestimin e dy personave nga Krusha e Vogël si të dyshuar se kanë kryer veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I. M. (1976), dhe K. M. (1997).

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.

 Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

2000  euro para të gatshme, një veturë, një pistoletë me 17 fishekë dhe dy telefona celularë dhe disa dokumente/kontrata të huadhënies

Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar:  një pushkë gjuetie me 26 fishekë, tri pistoleta me 120 fishekë, një laptop, bereta italiane me 2 karikatorë,bereta 9 mm me një karikator, zastava TT me dy karikatorë, pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë dhe fletore  me shënime dhe dokumente tjera relevante

Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat