Arrestohet pasi vjedhi pesë metra dru

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi vjedhi pesë metra dru

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të drunjëve.

Ai është arrestuar dje rreth orës 17:00 në bjeshkët e Moknës duke transportuar me traktor rreth 5.3 metër kub dru të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Traktori së bashku me rimorkio të ngarkuar me dru janë dërguar në depon e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës në Istog për procedura të mëtejme, kurse i dyshuari për shkak se kishte pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat