Therje e gjedheve në objekte që nuk i plotësonin kushtet, dy persona të arrestuar

Kronikë e zezë

Therje e gjedheve në objekte që nuk i plotësonin kushtet, dy persona të arrestuar

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensioit të Ushqimit dhe Veterinës, në një objekt të improvizuar është vërtetuar se ai kishte therë tre krerë gjedhe, në të cilin vend kishin qenë edhe dy krerë gjedhe të gjalla.

Gjedhet e therura dhe të gjallë janë sekuestruar, kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensioit të Ushqimit dhe Veterinës në thertoren e tij, është vërtetuar se kishin qenë në proces të therjes 7 krerë gjedhe.

Sipas Policisë, objekti nuk i plotësonte kushtet për therje të kafshëve. Në dy kontejner të thertores kishte pas rreth 620 kg mish të cilët ka mbetur që sot të asgjësohet nga kompania përzgjedhëse nën mbikëqyrjen e njësive relevante të policisë dhe AUVK-ut.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat