Aksident i rëndë në Istog

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Istog

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 19:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në komunën e Pejës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident janë lënduar katër persona në hyrje të fshatit Tomoc.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Tomoc, policia është njoftuar rreth orës 17:30, sipas informatave të para katër persona janë lënduar në aksidentin mes dy veturave, të njëjtit janë dërguar në Emergjencë në Spitalin Regjional të Pejës”, ka thënë Xhevat Ibraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat