Godet çiklistin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Godet çiklistin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Më: 6 janar 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Në qytetin e Prizrenit  një çiklist është goditur nga një veturë, ku ngasësi i saj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, një çiklist është goditur nga një veturë, por shoferi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit, çiklisti pas goditjes ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar autorin dhe se rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat