Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:30 ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës.

I burgosuri me inicialet F.Ll. kishte lindur më 1971.

Sot rreth orës 15:46, ky i burgosur ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës pas rekomandimit të mjekut të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar sulm kardiak.

I burgosuri po vuante dënimin pasi ishte dënuar për vrasje. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat