Plagoset një burrë në rrethana të panjohura në Ferizaj - Bota Sot
Plagoset një burrë në rrethana të panjohura në Ferizaj

Kronikë e zezë

Plagoset një burrë në rrethana të panjohura në Ferizaj

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Dje në orët e para të mëngjesit është plagosur një burrë në një lokal në Babush të Ferizajt dhe menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe se nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës.

Ai u plagos në këmbë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat