Arrestohen dy persona, tentuan të grabisnin në një lokal

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, tentuan të grabisnin në një lokal

Më: 27 janar 2020 Në ora: 11:01
Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Prishtinë, pasi që ata kanë tentuar të kryenin një grabitje në një lokal në të cilin ishte duke punuar një femër.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore te të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një pistoletë me karikator të zbrazët, një maskë dhe një boks metali.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat