Durrës: Sherr midis adoleshentëve, godet me thikë 15 vjeçarin

Kronikë e zezë

Durrës: Sherr midis adoleshentëve, godet me thikë 15 vjeçarin

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku dy adoloshentë janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë në Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj.15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta akuzohet ka goditur me thikë 15 vjeçarin e identifikuar me inicialet A.D. po  banues në Durrës. Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia arrestoi dhe një 38 vjeçar me iniciale  E.T. 38 banues në Mëzezë, Tiranë pasi akuzohet për vjedhje si dhe një 49 vjeçar i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat