Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 44 aksidente trafiku.
Prej tyre, 17 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe po ashtu për mosrespektim të rregullave janë shqiptuar 1333 tiketa trafiku.
Janë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku dhjetë nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.