E zë korrenti, gjen vdekjen punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve

Kronikë e zezë

E zë korrenti, gjen vdekjen punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:25
Ilustrim

Një person i cili punonte në mirëmbajtjen e rrugëve, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me korrentin.

Rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk.

Viktima gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që policia e Tiranës vijon verifikimet e rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat