Arrestohen katër të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit në Prishtinë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 20:28
Ilustrim

Pas vrasjes së 18 vjeçarit në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë ka kryer një operacion duke arrestuar kështu katër personat e dyshuar për rastin e vrasjes që ka ndodhur dje.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, të gjithë nën moshën 20 vjeç të cilët dyshohen për vrasjen e djeshme që ka ndodhur në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policise në Prishtinë, respektivisht njesiti per Hetime te Pergjithshme , ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e kater personave te dyshuar per rastin e vrasjes se rende qe ka ndodhur dje ne Prishtine.

Personat e dyshuar:

I, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
E.M , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet te kene kryer vepren vrasje e rende, ndersa :

I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
L.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ngarkohen me vepren, Dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’

Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim te prokurorit jane dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njesiti i hetimeve ka arrite te gjeje dhe sekuestroj nje arme, nje skuter dhe disa prova te tjera qe mund te shebejne ne dokumentimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat