Zhduken dy gra

Kronikë e zezë

Zhduken dy gra

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Dy gra janë raportuar në polici të zhdukura në ditët e fundit.

Njëra është nga Prishtina e cila me datë 11.03.2020 është larguar nga shtëpia e saj në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Familjarët e saj kanë thënë se nuk dinë asgjë rreth vendndodhjes së saj.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.03.2020 – 15:00. Me 13.03.2020 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga  shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohur për vend ndodhjen e saj”, njofton Policia.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Muhovc të Ferizajt ku familjarët e saj kanë raportuar rastin në polici duke thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Muhovc, Ferizaj 13.03.2020 – 09:50. Është raportuar se viktima femër nga Kosova është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat