Zjarr në një banesë në rrugën e Teleferikut, lëndohet pronari i shtëpisë - Bota Sot
Zjarr në një banesë në rrugën e Teleferikut, lëndohet pronari i shtëpisë

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë në rrugën e Teleferikut, lëndohet pronari i shtëpisë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 07:51
Ilustrim

Një zjarr ka rënë në një banesë në rrugën e Teleferikut në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka rënë mëngjesin e djeshëm dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë pronari i shtëpisë, shtetasi me iniciale G. Ç.

“Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat