Prishtinasi rrah gruan e tij, e bën për spital

Kronikë e zezë

Prishtinasi rrah gruan e tij, e bën për spital

Më: 17 mars 2020 Në ora: 09:58
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në ora 14:45 në Prishtinë është regjistruar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, ankuesja femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka bërë të ditur se, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat