Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si autorë të grabitjes në Rinas të dagtës 9 prill 2019.
Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.
"Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit" informoi policia e shtetit.
Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.
Mesohet se jane sekuestrruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete
Kush jane vellezerit Çala?
Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.
Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.
Për arrestimin e tyre Policia e shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.
Në Korrik Çalajve iu bllokua pasuria prej 500 mije euro.