Hajdutët i hyjnë në shtëpi, dhunojnë çiftin e bashkëshortëve dhe u marin paratë - Bota Sot
Hajdutët i hyjnë në shtëpi, dhunojnë çiftin e bashkëshortëve dhe u marin paratë

Kronikë e zezë

Hajdutët i hyjnë në shtëpi, dhunojnë çiftin e bashkëshortëve dhe u marin paratë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Finiq  të Korçës. Tri persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme ne banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç.

Pasi kanë dhunuar atë dhe bashkëshorten dhe kthyer përmbys shtëpinë i kanë lidhur dhe janë larguar duke marrë lekë dhe euro një shumë totale rreth 2 mln të vjetra.

Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe sot në mëngjes ka njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Sipas tyre, autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat