Shesin miell ilegalisht dhe me çmim më të lartë, arrestohen tre burra nga Deçani

Kronikë e zezë

Shesin miell ilegalisht dhe me çmim më të lartë, arrestohen tre burra nga Deçani

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:50
Miell

Tre persona nga Deçani janë arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës pasi kanë shitur miell ilegalisht dhe me çmim të lartë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë”, thekson raporti.

Ndërkohë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat