“Ora policore” – Vetëm 5 aksidente në Kosovë për 24 orë

Kronikë e zezë

“Ora policore” – Vetëm 5 aksidente në Kosovë për 24 orë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Përveç parandalimit dhe kontrollit të përhapjes së koronavirusit, kufizimi i lëvizjes ka ndikuar që numri i aksidenteve të bie dukshëm.

Sipas statistikave të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur vetëm pesë aksidente, pa të vdekur, pa të lënduar, vetëm me dëme materiale. Kurse, janë shqiptuar 43 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 25 persona, 13 prej të cilëve njoftohet se u dërguan në mbajtje dhe një në ndalim policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat