Karantina “çmend” 42-vjeçarin në Fier, dhunon prindërit dhe vëllanë

Kronikë e zezë

Karantina “çmend” 42-vjeçarin në Fier, dhunon prindërit dhe vëllanë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Karantina ka “çmendur” një 42 vjeçar në Fier, i cili raportohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

Policia njofton se specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. S, 42 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas të dhënave, izolimi në shtëpi ka sjellë një rritje të dhunës në familje kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat