​Gjen pasaportën me para në rrugë, ia kthen pronarit

Kronikë e zezë

​Gjen pasaportën me para në rrugë, ia kthen pronarit

Më: 22 prill 2020 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një qytetar ka gjetur sot një pasaportë me një shumë të parave në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovice.

Ai me këtë rast gjërat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur pasaporta dhe paratë, të njëjtat ia ka dorëzuar, me ç’rast i njëjti ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

“Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë i është mirënjohës qytetarit për gjestin e ndërgjegjshëm të ndërmarrë si rasti në fjalë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat