​Një muaj paraburgim për prishtinasen që rrahu nënën e saj

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për prishtinasen që rrahu nënën e saj

Më: 26 prill 2020 Në ora: 18:19
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurës F.P., për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Gjykata ka vlerësuar se nëse e pandehura do të jetë në liri, e njëjta do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara – nëna e saj N.P.

Po ashtu, ekziston rreziku se e pandehura mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës më datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P., andaj paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat