Qeni zbulon drogën në banesë, pranga të riu shqiptar dhe një greku

Kronikë e zezë

Qeni zbulon drogën në banesë, pranga të riu shqiptar dhe një greku

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:37
Gjesendet e gjetura

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helene me akuzën e trafikut të drogës. Operacioni për arrestimin e dy personave u zhvillua në Chalikda, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej në gjithë zonën e Euboea.

Lënda narkotike u zbulua në shtëpinë e tyre nga qeni antidrogë dhe ishte e fshehur në 15 enë të ndryshme me peshë totale një kilogramë dhe 155 gram, të cilat u konfiskuan.

Po ashtu policia i gjeti edhe një shumë prej 4185 euro, që mendohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

45-vjeçari grek dhe 23-vjeçari shqiptar u vunë në pranga dhe ndaj tyre u ngrit akuza e trafikut të drogës. Dosjet e tyre u dërguan Prokurorinë e Shkollës së Parë në Chalkida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat