Dy femra rrahin kunatën, shkak raportet jo të mira

Kronikë e zezë

Dy femra rrahin kunatën, shkak raportet jo të mira

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:23
Ilustrim

Një rast dhune familjar ka ndodhur edhe në Malishevë kur dy femra kanë sulmuar fizikisht kunatën e tyre për shkak të raporteve jo të mira.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare  të cilat për shkak të raporteve jo të mira e kishin sulmuar fizikisht kunatën e tyre viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë”, thuhet në raportin e PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat