​Lëndohet polici gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë

Kronikë e zezë

​Lëndohet polici gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Dy të dyshuar meshkuj pasi kanë shtënë me armë zjarri kanë ikur me veturë dhe gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat