Të shtëna me armë në Gjilan, pas një mosmarrëveshje për pronë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Gjilan, pas një mosmarrëveshje për pronë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pasi e kishin kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat