Tre shqiptarë arrestohen duke mbledhur bimë mediciale në Greqi, gjobiten me 5 mijë euro për shkelje të masave anti-covid

Kronikë e zezë

Tre shqiptarë arrestohen duke mbledhur bimë mediciale në Greqi, gjobiten me 5 mijë euro për shkelje të masave anti-covid

Më: 5 maj 2020 Në ora: 19:45
Ilustrim

Tre shqiptarë u arrestuan në kufi nga policia greke pasi u kapën duke mbledhur bimë medicinale. Ndërsa u gjobitë pasi shkelën rregullat e karantinës së COVID-19 në Greqi.

Sipas policisë helene, të arrestuarit janë të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç dhe u kapën duke transportuar 6 thashë me 94 kg bimë të egra medicinale.

Ndërsa për shkeljen e rregullave të autoriteteve greke për masat anti covid, shqiptarët u gjobitën me nga 5 mijë euro.

Policia greke përgjatë kufirit me Shqipërinë vazhdimisht bën patrulla, duke vëzhguar shqiptarët të cilët mbledhin këto bimë për përdorim farmaceutik apo kozmetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat