E rrahën dhe tentuan ta vrasin për një pronë një person në Gjilan, arrestohen dy nga 4 të dyshuarit

Kronikë e zezë

E rrahën dhe tentuan ta vrasin për një pronë një person në Gjilan, arrestohen dy nga 4 të dyshuarit

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrahjen dhe tentim vrasjen e një burri për një pronë në Gjilan.

Dy të arrestuarit së bashku me dy të dyshuar të tjerë dyshohet se e kishin sulmuar me mjete të forta dhe e kishin plagosur viktimën e rastit, pastaj ishin arratisur.

Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe kishte sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit ishin kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk ishin gjetur aty.

Rasti kishte ndodhur më 3 maj, rreth orës 14:50, në rrugën “Edir Durham” në Gjilan, kurse arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokuroit, njëri është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat