Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tij, arrestohet autori/ Mbante dhe armë pa leje

Kronikë e zezë

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tij, arrestohet autori/ Mbante dhe armë pa leje

Më: 7 maj 2020 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e ngjarjes.

Vihet në pranga autori.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat