Bllokon rrugën me zhavorr në Brestovik të Pejës, arrestohet

Kronikë e zezë

Bllokon rrugën me zhavorr në Brestovik të Pejës, arrestohet

Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:51
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Brestovik të Pejës, nga një person i dyshuar ishte bllokuar me zhavorr rruga që shpie të “Kalaja e Lipes”.

Patrulla e Stacionit Policor Pejë ka arrestuar një person të dyshuar dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti për vepër penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës se paluajtshme”.

“Pas një kohe të shkurtër rruga është zhbllokuar dhe zhavorri është larguar nga rruga. Po ashtu, në shenjë të pakënaqësisë rreth punimeve në afërsi të kalasë së Lipes, rreth 15 banorë janë organizuar me qëllim të protestës por të njëjtit pas kërkesës së policisë janë shpërndarë të qetë.

Lidhur me këtë janë informuar edhe strukturat tjera kompetente për mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat