​Blenin online me kartela të personave tjerë, një muaj paraburgim për dy persona

Kronikë e zezë

​Blenin online me kartela të personave tjerë, një muaj paraburgim për dy persona

Më: 9 maj 2020 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H. dhe A.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit, si dhe lidhur me veprën penale hyrje në sistemin kompjuterik.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve S.H. dhe A.H. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit kundër të akuzuarve S.H. dhe A.H. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së. Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse nëse dy të pandehurit gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit do t’i fshehin, ndryshojnë apo edhe falsifikojnë provat e veprës penale si dhe të pandehurit mund të ndikojnë tek njëri tjetri si dhe në dëshmitarë. Të pandehurit S.H. dhe A.H. dyshohen nga Prokuroria se nga banesa e tyre, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin bërë porosinë online nëpërmjet internetit (blerje online), duke keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare të personave të ndryshëm, duke blerë mallra në kompaninë GORENJE dhe kompani tjera, me ç’rast janë gjetur qindra të dhëna të kartelave bankare, llaptop, telefona, hardiska dhe fletë të transferove të ndryshme ku dyshohet se familjarët e të dyshuarve kanë pranuar gjithsej 14,176.68 euro”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat