Korçë/Zbardhet audio shokuese mes babait dhe vajzës: 'Vetëm një herë, ndjenjat s'komandohen'

Kronikë e zezë

Korçë/Zbardhet audio shokuese mes babait dhe vajzës: 'Vetëm një herë, ndjenjat s'komandohen'

Më: 14 maj 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Një ngjarje me përmasa shokuese ka tronditur opinionin publik shqiptar! Historia e një babai 37-vjeçar që i kërkon hapur marrëdhënie seksuale bijës së tij 18-vjeçare është zbardhur në detaje, edhe pas daljes edhe të audio përgjimeve mes të dyve. Kështu, në audion e siguruar nga ABC News, babai i lutet të bijës që ta provojnë vetëm një herë bashkë, sepse kështu janë ndjenjat nuk komandohen! Nga ana tjetër, vajza i kujton që e ka fëmijë dhe diçka e tillë është e rëndë, por ai këmbëngul sërish! Detajet që dalin nga audioja e zbardhur janë vërtetë të rënda. Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës, ndërkohë që 18-vjeçarja, ka vendosur që t'i regjistrojë bisedat me të atin, ku ky i fundit i kërkonte marrëdhënie intime, si prova për organet e policisë dhe gjykatës.

Pjesë nga përgjimi

Babai: Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë.
Vajza: Ti je babai im
Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë
Vajza: Nesër flasim
Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
Vajza: Ndjenjat do t'i komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.
Babai: …..

Vajza: Nuk duhet të flasësh me mua për budallëqe
Babai: Jo nuk është nuk është gjë e Zotit ajo
Vajza: Edhe ç'lidhje ka me mua?
Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish
Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
Babai: Vetëm një herë
Vajza: Po ti je babai im
Babai: E di, por është ndjenjë
Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat