Selanik, shqiptari arrestohet në flagrancë ndërsa ngarkonte 55 kg kanabis në makinë - Bota Sot
Selanik, shqiptari arrestohet në flagrancë ndërsa ngarkonte 55 kg kanabis në makinë

Kronikë e zezë

Selanik, shqiptari arrestohet në flagrancë ndërsa ngarkonte 55 kg kanabis në makinë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:12
Droga

Policia greke arrestoi të enjten një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap me më shumë 55 kilogramë kanabis.

Ndalimi i tij u bë në Selanik. Sipas policisë,  i riu është anëtar i një rrjeti të organizuar të importit dhe trafikimit në territorin grek të sasive të mëdha të kanabisit.

Policia në departamentin e Kilkis Paionia duket se kishte informacione për veprimet e tij dhe pas një operacioni e arrestoi atë në Evosmos, ndërsa po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis me peshë  55 kilogramë dhe 126 gramë, në automjetin e tij.

Siç u njoftua, sasia e konfiskuar ishte importuar më herët nga anëtarët e qarkut, përmes një vendkalimi të fshehtë kufitar të Kilkis, 25-vjeçari ishte hallka e fundit e marrjes në dorëzim të lëndës narkotike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat