Arrestohet një person në Pejë, bashkëjetoi me një vajzë të mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, bashkëjetoi me një vajzë të mitur

Më: 31 maj 2020 Në ora: 10:47
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi ai kishte bashkëjetuar me një femër nën moshën 16 vjeçare në Pejë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjeç femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat