Aksident në rrugën e Rinasit, lëndohen dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç - Bota Sot
Aksident në rrugën e Rinasit, lëndohen dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën e Rinasit, lëndohen dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 08:56
Ilustrim

Dy fëmijë mbetën të lënduar në një aksident rrugor në Rinas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, ku mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

Siç raporton OraNews, si pasojë e aksidentit  janë dëmtuar pasagjerët në mjet një 15-vjeçar dhe  një 13-vjeçar, te cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat