Gjatë të martës ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e Artanës, ku si pasojë dy punëtorë kanë vdekur.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar se një inxhinier dhe një minator kanë humbur jetën.
“Më konfirmuan se dy punëtorë kanë humbur jetën, saktësisht një inxhinier dhe një minator”, tha Sadiku.
Sadiku tha se tashmë ndodhet në minierë dhe se po merret me rastin.