Konfliktohen me mjete prerëse dy familje në Berat: Arrestohet 52 vjeçari, procedim për 3 të tjerë

Kronikë e zezë

Konfliktohen me mjete prerëse dy familje në Berat: Arrestohet 52 vjeçari, procedim për 3 të tjerë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve.

Disa persona, pjestarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflikt të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

''Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë në bashkëpunim" për 3 shtetasit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat