E dëmton kyçjen ilegale në arën e tij, zbulohet nga ujësjellësi “Prishtina”

Kronikë e zezë

E dëmton kyçjen ilegale në arën e tij, zbulohet nga ujësjellësi “Prishtina”

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë gjetur disa kyçje ilegale në rajonin e Prishtinës.

Njëra nga kyçjet ilegale u zbulua nga pronari i cili e kishte dëmtuar pa dashje, derisa ka qenë duke e punuar arën e tij, në fshatin Bërnicë e Ulët.

KRU “Prishtina” bën të ditur se këto kyçje ilegale ishin përdorur për ujitjen me ujë të pijshëm të arave dhe kopshteve të banorëve.

Gjatë inspektimit në terren , nga ekipet e inspektimit të KRU ” Prishtina” sh.a., u gjetën disa kyçje ilegale, të vendosura fshehurazi nëpër parcela .
Po ashtu, këto kyçje ilegale kanë ndihmuar qytetarët e papërgjegjshëm që të ujisin gjatë natës arat e kopshtet e tyre, me ujin e pijshëm.- Ua cekim një rast interesant, vetëzbulues, duke e punuar arën dëmton kyçjen e vet ilegale dhe kështu zbulohet pa dashje”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Kompania thotë se këto raste janë të patolerueshme dhe dëmtojnë konsumatorët në furnizim me ujë të pijshëm, si dhe rrisin humbjet teknike të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat