Një qytetare e Drenasit ka raportuar në Policinë e Kosovës se është duke u trajtuar keq nga burri i saj. Ajo ka treguar se bashkëshorti po ushtron dhunë fizike dhe psikike.
Me këtë rast është marrë Policia, e cila edhe e ka arrestuar personi që ka ushtruar dhunë ndaj gruas.
“Gllogoc24.06.2020-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një marrëveshje në familje është duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari bashkëshorti i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.