E bën për spital një person, lirohet me procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

E bën për spital një person, lirohet me procedurë të rregullt

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër dhe ky i fundit ka marrë lëndime, në Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari që e ka sulmuar personin tjetër pas intervistimit lirohet me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i Kosovës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat