Rrahen mes vete 4 persona në Pejë, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete 4 persona në Pejë, bëhen për spital

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:26
Ilustrim

Disa persona janë rrahur dje mes vete në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, njëri nga ta i mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy meshkuj tjerë.

Viktimat pas lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit kurse tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat