Burri nga Prishtina rrah gruan dhe dy vajzat

Kronikë e zezë

Burri nga Prishtina rrah gruan dhe dy vajzat

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16:20.Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, njëra e mitur.

“Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat