Therrje me thikë në Pejë, një fëmijë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Therrje me thikë në Pejë, një fëmijë në gjendje të rëndë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Një përleshje mes disa të mirturëve ka ndodhur të enjtën mbërma në Pejë.

Nga kjo përleshje me thika një i mitur ka përfunduar në spital, ku sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se goditja ka qenë shumë e rëndë.

Të enjten rreth orës 21:45 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, është arrestuar një i mitur nën dyshimin se i njëjti  së bashku me nëntë persona tjerë kishte qenë i përfshirë në rast ku një viktimë ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditur me thikë rënd.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat