Ia vjedhin lopën dhe viçin në Zubin Potok, pronari e gjen bagëtinë në një kamion të braktisur - Bota Sot
Ia vjedhin lopën dhe viçin në Zubin Potok, pronari e gjen bagëtinë në një kamion të braktisur

Kronikë e zezë

Ia vjedhin lopën dhe viçin në Zubin Potok, pronari e gjen bagëtinë në një kamion të braktisur

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Është vjedhur një lopë dhe një viq në Zubin Potok.

Rastin në polici e ka raportuar një mashkull kosovar, i cili ka njoftuar se ka arritur t’i gjejë bagëtinë në një kamion të braktisur me targa vendore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur iu kanë vjedhur një lopë dhe një viq. Ankuesi kishte arritur ti gjej bagëtinë në një kamion të braktisur me targa vendore si dhe një patentë shofer të një personi mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar ndërkohë që nuk raportohet për të arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat