Një femër në Obiliq rrah dy të mitura - Bota Sot
Një femër në Obiliq rrah dy të mitura

Kronikë e zezë

Një femër në Obiliq rrah dy të mitura

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se në Obiliq ka ndodhur një rrahje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së hënës në Obiliq ka ndodhur një vepër “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, është arrestuar një femër pasi që e njëjta ka rrahur dy femra të tjera të mitura.

Policia ka njoftuar se viktimat, pra dy të miturat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat