Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen 4 persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen 4 persona

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në orën 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri.

“Si pasojë e këtij aksidenti ndërmjet dy veturave civile, katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat