Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, ndalohen 10 persona në Prizren - Bota Sot
Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, ndalohen 10 persona në Prizren

Kronikë e zezë

Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, ndalohen 10 persona në Prizren

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:12
Foto

Policia në Prizren njoftoi se ka ndaluar dhjetë persona të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e Kosovës lidhur me virusin Covid-19.

Ndaj të gjithë të ndaluarve, pas konsultimit me prokurorin, iu është iniciuar lënda e rastit e cila është proceduar në procedurë të rregullt.

Rastet kanë ndodhur në rrugët “Adem Jashari”, “Enver Haradinaj” dhe “Remzi Ademaj” ndërsa kryesisht kanë qenë duke lëvizur me makinë në kohën kur është e ndaluar kufizimi i lëvizjes.

Kujtojmë se Prizreni është një nga tetë komunat ku ndalohet qarkullimi i njerëzve nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat