Gjakovë, nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj personit zyrtar - Bota Sot
Gjakovë, nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

Gjakovë, nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj personit zyrtar

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një  muaj të pandehurve N. H., B. H., dhe Sh. H. shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se më date 15.07.2020 rreth orës 09:00 min, në Gjakovë, të pandehurit në bashkëveprim me njëri tjetrin i sulmojnë personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të dëmtuarit D. Sh. dhe A. T., që të dy zyrtar policor në Gjakovë. Sulmi kishte ndodhur derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht duke u marrë me lirimin e trotuarit nga automjetet e parkuara në mënyrë të pa rregullt.

“Me këto veprime të pandehurit N. H., B. H. dhe Sh. H. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, Diana Sina pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat